Mundësi Punësimi

NJOFTIMPËR VENDE VAKANTE PUNE PËR PERSONEL AKADEMIK 

Kolegji Universitar “Qiriazi” me fillimin e vitit të ri akademik 2019-2020 si dhe në përmbushje të misionit të saj mësimor dhe kërkimor shpall vende vakante, për punësim në pozicionin Lektor dhe As/Lektor me kohë të plotë/ose me kohë të pjesshme në Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e Drejtësisë në Fushat: Mikro – Makro Ekonomi; Financë & Kontabilitet; Menaxhim; Marketing; Hoteleri & Turizëm; Informatik Ekonomike; E Drejte Civile & Tregtare; E Drejt Penale dhe Kriminologji; Anglisht; Gjermanisht.

 

Kriteret e përgjithshme për Lektor janë:

  1. Të zotërojë gradën “Doktor” në fushat e kërkuara;
  2. Të ketë përvojë mësimdhënie më shumë se dy vite;
  3. Të njohë dhe të ketë të mbrojtur një gjuhë të huaj (preferohet gjuha angleze);
  4. Të ketë aftësi komunikimi;
  5. Të ketë aftësi dhe dëshirë për punë në grup;

Shënim:  Përparësi kanë kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit dhe ato me kontribute  institucionale dhe profesionale.

 

Kriteret e përgjithshme për As/ Lektor janë:

  1. Të zotërojë gradën “MSC” në fushat e kërkuara/ose të jetë në proces të mbrojtjes së doktoraturës;
  2. Të ketë përvojë mësimdhënie më shumë se një vit;
  3. Të njohë dhe të ketë të mbrojtur një gjuhë të huaj (preferohet gjuha angleze);
  4. Të ketë aftësi komunikimi;
  5. Të ketë aftësi dhe dëshirë për punë në grup;

Shënim:   Përparësi kanë kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit dhe ato me kontribute  institucionale dhe profesionale. 

 –

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

  1. Curriculum Vitae;
  2. Fotokopje e noterizuar e diplomës (Bachelor, Master, PhD);
  3. Fotokopje e noterizuar e listës së notave;
  4. Fotokopje e kartës së identitetit;
  5. Dëshmi e gjuhës së huaj;
  6. Dëshmi e penalitetit;
  7. Listë botimesh/veprimtarish, kërkimesh dhe projektesh;
  8. Librezë pune ose dokument që vërteton përvojën në punë.

Shënim:  Në rast studimesh jashtë vendit kërkohet dhe dëshmia e  njëhësimit  nga MASR.

Procedura e aplikimit: Dokumentacioni i plotë së bashku me formularin e aplikimit dërgohet në mënyrë elektronike  pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore të Kolegjit Universitar “Qiriazi”  e-mailit: info@qiriazi.edu.alsekretaria@qiriazi.edu.al.

V.O:

  • Përveç konkurrimit me dosje kandidatët do t’i nënshtrohen një interviste përpara një komisioni pranimi I ngritur nga Rektorati dhe Bordi I Administrimit.
  • Për vazhdimin e kësaj procedure do të njoftohen vetëm kandidatët e përfshirë gjatë procesit të përzgjedhjes.

 

Deadline: 30.06.2019

Klikoni në linkun e mëposhtëm për të shkarkuar formularin e aplikimit.

Formular Aplikimi per Staf Akademik 2019 -2020