Master Shkencor në Financë

(-) PËRSE MASTER SHKENCOR NË FINANCË?

Aktivitetet financiare në nivel individi, grupi, institucioni, apo sistemi karakterizohen nga dy tipare: 1) Veprimet e përditshme praktike financiare dhe 2) Analiza si e gjëndjes aktuale ashtu edhe e perspektivës financiare.

Në rastin e veprimeve të përditshme, kushti i domosdoshëm për të qënë i sukseshëm është zotërimi i njohurive rreth gamës, llojeve, dhe mekanizmave që karakterizojnë veprimtarinë financiare. Njohuri të tilla ofrohen në nivelin e studimeve Bachelor.

Në rastin e analizës së gjëndjes financiare, kushti i domosdoshëm për të qënë një analist i sukseshëm është zotërimi i një bagazhi teorik rreth modeleve, faktorëvë, dhe praktikave që analizojnë, shpjegojnë, dhe tentojnë të ofrojnë parashikime për tre aspekte të veprimtarisë financiare: 1) për funksionimin, rezultativitetin, eficencën, e marrëdhnënieve, veprimtarisë, dhe transaksioneve financiare; 2) për nevojat, shpërndarjen, dhe përdorimin e burimeve financiare mes individëve, ndërmarrjeve apo kompanive të biznesit, institucioneve dhe agjencive publike; 3) dhe për aspekte të veprimtarisë në nivelin micro dhe macro si psh   vlerësimin e risqeve, përshtatjen e çmimeve, menaxhimin e parasë, analizimin e investimeve, apo analizën e politikave bankare. Njohuritë për analizë financiare ofrohen në nivelin e studimeve Master Shkencor.

Kështuqë 2 janë arsyet për të bërë një Master Shkencor në Financë: 1) rritja e shkallës së kualifikimit nga niveli njohës përshkrues i veprimtarisë financiare në nivelin analizues të veprimtarisë financiare; 2) mundësitë që ofrojnë studimet master për të thelluar formimin shkencor në nivelin e studimeve doktorale.

 

(-) CILAT JANË MUNDËSITË PËR KARRIERRË DHE PUNËSIM ME NJË MASTER SHKENCOR NË FINANCË?

Një Master Shkencor në Financë e pajis studentin me aftësi analitike që i mundësojnë atij një karrierë ose në botën financiare ose në botën akademike.

Në botën e Financave mundësitë e punësimit përfshijnë:

    • nga pikëpamja e sektorit:
  •  në institucione publike (qeverisje qëndrore, agjenci publike, ndërmarrje)
  •  në institucione private (banka, qëndra tregtare, shoqëri investimi, biznese prodhuese)
    • nga pikëpamja e pozicionit:
  • analist financiar (për të Dhënat, Kreditë, të Ardhurat, Transaksionet)
  • konsulent financiar (për Financat, Investimet, Portofolet, Asetet)
  • planifikues financiar (për Financat, Asetet, Investimet)
  • Në botën Akademike mundësitë e punësimit përfshijnë:
  • vazhdimin e mëtejshëm të studimeve në nivel doktoral
  • angazhimin në projekte, ekipe, apo programe kërkimore

 

 

 

 

VITI 1 Nr Modulet ECTS  
1 Kontabilitet Kosto Drejtimi i Avancuar 6 60
2 Drejtim Financiar i Avancuar 6 60
3 Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit (MIS) 6 60
4 Ekonomiksi Menaxherial 6 60
5 Marketingu Ndërkombëtar 6 60
  Totali Semestri 1 30 300
6 Kontabilitet Financiar i Avancuar 6 60
7 Çmimet dhe Tregjet 6 60
8 Metodat e Kërkimit 6 60
9 Vlerësimi i Ndërmarrjeve 6 60
10 Analizë Financiare e Avancuar 6 60
  Totali Semestri 2 30 300
VITI 2 11 Standartet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar 6 60
12 Teknikat Bankare 6 60
13 Menaxhimi i Riskut Financiar 6 60
14 Tregjet e Kapitaleve 6 60
15 Standartet Ndërkombëtare të Auditimit 6 60
  Totali Semestri 1 30 300
16 Punim Diplome 30 (300)
  Totali Semestri 2 30 (300)
TOTAL 120 1200