Master Shkencor

Programet e studimeve “Master i shkencave”:

Programet e studimeve të Ciklit të Dytë i pajisin të diplomuarit që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor në një fushë brenda një specialiteti;
Programet e studimeve të Ciklit të Dytë realizohen me 120 kredite, ku përfshihen 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën, dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;
Në përfundim të programeve të studimeve të Ciklit të Dytë lëshohet diplomë universitare “Master i shkencave” në fushën e arsimimit të kryer.
FE ka të drejtë të pranojë kandidatë që kanë fituar diplomë “Master profesional” në studimet e Ciklit të Dytë për diplomën universitare “Master i shkencave” dhe të vendosi kritere për njohjen/transferimin e krediteve të vlefshme të fituara në studimet e masterit që i përgjigjen programit të studimeve të Ciklit të Dytë.

 

 

Rregjistrimi si student në Programet “Master Shkencor” të Kolegjit Universitar Qiriazi bëhet mbi bazën e plotësimit të kritereve që Fakultetet vendosin për përzgjedhjen dhe pranimin e studentëve të rinj.

 

(-) Për Programet Akademike “Master Shkencor” të FAKULTETIT EKONOMIK

 

                                                                         P R O G R A M E T     A K A D E M I K E
në ADMINISTRIM BIZNESI në FINANCE
Kuota e Pranimit 66 Studentë 66 Studentë
Diploma Bachelor të nivelit të dytë,

Bachelor të integruar të nivelit të dytë

Bachelor të sistemit të vjetër

Master Profesional

Bachelor të nivelit të dytë,

Bachelor të integruar të nivelit të dytë

Bachelor të sistemit të vjetër

Master Profesional

Nota Minimale Mesatare 7 (shtatë) 7 (shtatë)
Renditja e Aplikuesve sipas notës mesatare nga më e larta tek më e ulta sipas notës mesatare nga më e larta tek më e ulta
Shpallen Fitues aq sa planifikon të pranojë Kolegji Universitar Qiriazi aq sa planifikon të pranojë Kolegji Universitar Qiriazi

 

Rezultatet që Kërkohen në Njohjen e Gjuhës së Huaj