Master Profesional

 

Misioni

Misioni i Programeve Master Profesional është në përputhje me misionin e Kolegjit Universitar Qiriazi dhe udhëhiqet nga angazhimi:

  • për të kontribuar për një arsim cilësor në fushat e ekonomisë, drejtësisë, dhe të sportit.
  • për të ofruar programe të shumëllojshme
  • për ti pajisur studentët me aftësi praktike dhe menaxheriale të situatave dhe problemeve konkrete;
  • për tiu bërë studentët të aftë për tiu përgjigjur kërkesave si të sektorit privat ashtu dhe atij publik;
  • për të hedhur tek studenti bazat e shëndosha profesionale që mundësojnë avancimin e mëtejshëm profesional;
  • për të krijuar kushtet dhe mbështetur dhe nxitur zhvillimin e aftësive profesionale;
  • për të lidhur vendosur programet e formimit në master professional me nevojat e shoqërisë dhe tregut;
  • për ti mundësuar arsimimin përgjatë gjithë jetës.

 

Kolegji Universitar Qiriazi e realizon këtë mision permes:

  • profesionalizmit dhe ekspertizës së stafit akademik,
  • burimeve njerëzore dhe ambjenteve që vë në dispozicion të zhvillimit programeve,
  • menaxhimit të mirë të procesit akademik,
  • freskimit të përmbajtjes së programeve master,
  • respektimit të standarteve të larta profesionale,
  • pajisjes së studentëve me veglat dhe njohuritë e domosdoshme shkencore,
  • nxitjes dhe angazhimit të studentëve në konceptimin dhe zhvillimin e punimeve shkencore
  • mbështetjen dhe inkurajimin e pjesëmarrjes së studentëve në aktivitete dhe veprimtari shkencore

Vlerat

Programet Master Profesional të Kolegjit Universitar Qiriazi udhëhiqen nga 5 vlera kryesore:

  1. Cilësi Akademike
  2. Proces Mësimor që vë në qëndër studentin
  3. Formim Profesional që udhëhiqet nga angazhimi dhe zbulimi i dijes së re
  4. Mbështetje e Vazhdueshme për Studentin
  5. Bashkëpunim mes Stafit dhe Strukturave Akademike

 

Kolegji Universitar Qiriazi, në ofrimin e programeve Master Profesional, mban gjithnjë parasysh:

  • se Programet në Master Profesional janë cilësorë kur konceptohen, menaxhohen, dhe freskohen në mënyrë të vazhdueshme dhe të ndërgjegjshme nga stafi akademik dhe egziston një bashkëpunim aktiv midis strukturave të institucionit në rrang departamenti, fakulteti, apo institucioni;
  • se Cilësia Akademike është produkt i marrëdhënieve shumë të ngushta mes stafit akademik dhe trupës studentore;
  • se Procesi Mësimor prodhon një student me formim cilësor kur ai konceptohet rreth studentit dhe vë në qëndër të tij studentin dhe kultivimin tek ai të aftësive të të menduarit kritik;
  • se Formimi Profesional i studentit është cilësor kur ai realizohet përmes debatit konstruktiv në auditor, ekspozimit ndaj këndvështrimeve të ndryshme, kultivimit tek studentët të pritshmërive dhe standarteve të larta, si dhe mbështetjes së studentit gjithmonë dhe në mënyrë të vazhdueshme në raport me nevojat dhe interesat e tij akademike dhe jetësore;
  • se Mbeshtetja e Vazhdueshme e Studentit është një ndër çelësat e suksesit për Studentin por në mënyrë që ai të kontribuojë në suksesin e studentit duhet të përfshijë jo vetëm ndihmën dhe mbështetjen e stafit akademik por edhe atë të stafit jo-akademik dhe burokratik;
  • se Bashkëpunimi mes strukturave, departamenteve, fakulteteve, stafit akademik dhe stafit burokratik të institucionit, si dhe roli që luan dhe kontributi që jep çdo antar i institucionit tonë është faktor i rëndësishëm për mbarëvajtjen dhe sukesin e programit dhe të studentit.

Prioritetet

Programet e Masterit Profesional në Kolegjin Universitar Qiriazi ofrohen dhe zhvillohen duke mbajtur parasysh këto prioritete:

  • ofrimin e cilësisë akademike për studentët që ndjekin studime në Master Profesional
  • garantimin e zhvillimin normal të programeve studimore
  • përshtatjen e përmbajtjes së programeve të studimit nevojave dhe mundësive të punësim që ofron sektori publik apo privat;
  • rekrutimin në të gjithë programet e masterit profesional të kandidatëve me aftësi dhe potencial për të suksesuar
  • dhënien mbështetje efektive profesionale studentëve në programet Master Profesional