Fakulteti

Fakulteti i Ekonomisë

Fakulteti i Ekonomisë ofron programe studimi në fushat e shkencave ekonomike.
Programet e studimit universitar organizohen në dy nivele të njëpasnjëshme: në Ciklin e Parë dhe në Ciklin e Dytë të studimit.
Studimet në Fakultetin e Ekonomisë janë të organizuara në fusha diplomimi, si më poshtë:
Financë (Cikli i Parë i Studimeve)
Menaxhim Biznes (Cikli i Parë i Studimeve)
Financë (Cikli i Dytë i Studimeve)
Administrim Biznesi (Cikli i Dytë i Studimeve)
Format e studimeve në Fakultetin e Ekonomisë janë:
studime me kohë të plotë;
studime me kohë të zgjatur.
Aplikimi dhe zbatimi i çdo njërës nga format e studimit bëhet me miratim të Ministrit të Arsimit dhe Sportit.

Studime Universitare të Ciklit të Parë (Bachelor):
Këto programe ofrojnë njohuri bazë mbi metodat e parimet shkencore të përgjithshme dhe aftësi specifike në fushën “Financë” dhe “Menaxhim Biznesi”.
Programet e studimeve të Ciklit të Parë realizohen me 180 kredite evropiane (ECTS) (më tej: kredite) dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 vite akademike.
Studentët në programet e Ciklit të Parë të studimeve diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose me punim diplome.
Në përfundim të programeve të studimeve të Ciklit të Parë lëshohet diplomë universitare “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer.

Programet e studimeve “Master profesional”:
Programet e studimeve “Master profesional” u ofrojnë të diplomuarve, me një diplomë universitare së paku “Bachelor”, arsimim dhe trajnim të mirëfilltë profesional;
Programet e studimeve “Master Profesional” realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit akademik, ose me 120 kredite dhe kohëzgjatje normale dy vite akademike;
Studimet e Ciklit të Dytë “Master profesional” përmbyllen me provim përfundimtar formimi ose me punim diplome;
Në përfundim të këtyre programeve të studimeve lëshohet diplomë universitare “Master profesional” në fushën e arsimimit e të trajnimit profesional të kryer.

Programet e studimeve “Master i shkencave”:
Programet e studimeve të Ciklit të Dytë i pajisin të diplomuarit që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor në një fushë brenda një specialiteti;
Programet e studimeve të Ciklit të Dytë realizohen me 120 kredite, ku përfshihen 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën, dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;
Në përfundim të programeve të studimeve të Ciklit të Dytë lëshohet diplomë universitare “Master i shkencave” në fushën e arsimimit të kryer.
FE ka të drejtë të pranojë kandidatë që kanë fituar diplomë “Master profesional” në studimet e Ciklit të Dytë për diplomën universitare “Master i shkencave” dhe të vendosi kritere për njohjen/transferimin e krediteve të vlefshme të fituara në studimet e masterit që i përgjigjen programit të studimeve të Ciklit të Dytë.

Programet qe ofron:

II. Fakulteti i Ekonomisë
Cikli i Parë, Bachelor 1. Financë
2. Menaxhim Biznes

Cikli i Dytë, Master Profesional 1. Financë
1. Administrim Biznesi

Cikli i Dytë, Master i Shkencave 1. Financë
1. Administrim Biznesi