Bachelor

Studime Universitare të Ciklit të Parë (Bachelor):

  • Këto programe ofrojnë njohuri bazë mbi metodat e parimet shkencore të përgjithshme dhe aftësi specifike në fushën “Financë” dhe “Menaxhim Biznesi”.
  • Programet e studimeve të Ciklit të Parë realizohen me 180 kredite evropiane (ECTS) (më tej: kredite) dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 vite akademike.
  • Studentët në programet e Ciklit të Parë të studimeve diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose me punim diplome.
  • Në përfundim të programeve të studimeve të Ciklit të Parë lëshohet diplomë universitare “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer.

 

MISIONI

Misioni i Programeve BACHELOR reflekton misionin e Kolegjit Universitar Qiriazi dhe udhëhiqet nga angazhimi:

  • për të kontribuar për një arsim cilësor në ekonomi, drejtësi, dhe sport
  • për të pajisur studentët me njohuri praktike dhe teorike;
  • për ti aftësuar studentët tiu përgjigjen kërkesave si të sektorit privat ashtu dhe atij publik;
  • për ti dhënë studentit bazat e shëndosha profesionale dhe akademike;
  • për të ofruar arsim cilësor të mbështetur nga kushte, ambjente, infrastrukturë dhe staf cilësor;
  • për ti lidhur formimin bachelor me nevojat e shoqërisë dhe tregut;
  • për të mundësuar arsimimin përgjatë gjithë jetës.

Kolegji Universitar Qiriazi e realizon këtë mision permes:

  • profesionalizmit, ekspertizës, dhe lidershipit të stafit akademik,
  • burimeve njerëzore dhe ambjenteve që vë në dispozicion të zhvillimit programeve,
  • menaxhimit të mirë të procesit akademik,
  • freskimit të përmbajtjes së programeve master,
  • respektimit të standarteve të larta profesionale,
  • pajisjes së studentëve me veglat dhe njohuritë e domosdoshme shkencore,
  • nxitjes dhe angazhimit të studentëve në konceptimin dhe zhvillimin e punimeve shkencore
  • mbështetjen dhe inkurajimin e pjesëmarrjes së studentëve në aktivitete dhe veprimtari shkencore
  • të mësuarit përmes bashkëpunimit mes studentit dhe stafit akademik.

VLERAT

Programet BACHELOR të Kolegjit Universitar Qiriazi udhëhiqen nga 5 vlera kryesore:

  1. Cilësi Akademike
  2. Proces Mësimor që vë në qëndër studentin
  3. Formim Profesional që udhëhiqet nga angazhimi dhe zbulimi i dijes së re
  4. Mbështetje e Vazhdueshme për Studentin
  5. Bashkëpunim mes Stafit dhe Strukturave Akademike

Kolegji Universitar Qiriazi, në programet Bachelor qw ofron, mban gjithnjë parasysh:

  • se Programet janë cilësorë kur konceptohen, menaxhohen, dhe freskohen në mënyrë të vazhdueshme dhe të ndërgjegjshme nga stafi akademik dhe egziston një bashkëpunim aktiv midis strukturave të institucionit në rrang departamenti, fakulteti, apo institucioni;
  • se Cilësia Akademike është produkt i marrëdhënieve shumë të ngushta mes stafit akademik dhe trupës studentore;
  • se Procesi Mësimor realizon misionin e tij të nxjerrjes së një student cilësor kur ai konceptohet rreth studentit dhe vë në qëndër të tij studentin dhe kultivimin tek ai të aftësive të të menduarit kritik;
  • se Formimi i studentit është cilësor kur ai realizohet përmes debatit konstruktiv nw auditor, ekspozimit ndaj këndvështrimeve të ndryshme, kultivimit tek studentët të pritshmërive dhe standarteve të larta, si dhe mbështetjes së studentit gjithmonë dhe në mënyrë të vazhdueshme nw raport me nevojat dhe interesat e tij akademike dhe jetësore;
  • se Mbeshtetja e Vazhdueshme e Studentit është një ndër çelësat e suksesit për Studentin por në mënyrë që ai të kontribuojë në suksesin e studentit duhet të përfshijë jo vetëm ndihmën dhe mbështetjen e stafit akademik por edhe atë të stafit jo-akademik dhe burokratik;
  • se Bashkëpunimi mes strukturave, departamenteve, fakulteteve, stafit akademik dhe stafit burokratik të institucionit, si dhe roli që luan dhe kontributi që jep çdo antar i institucionit tonë është faktor i rëndësishëm për mbarëvajtjen dhe sukesin e programit dhe të studentit.

PRIORITETET

Programet BACHELOR të Kolegjit Universitar Qiriazi iu japin përparësi këtyre 5 prioriteteve:

  • cilësi akademike të programeve Bachelor
  • zhvillim normal të programeve studimore
  • programe studimit që i përgjigjen nevojave dhe mundësive të punësimit në sektorin publik apo privat;
  • rekrutim i studentëve sa më cilësorë
  • mbështetje efektive studentëve nga ana akademike dhe institucionale